‘Kriminaliteti ka depërtuar thellë në polici’/ Mustafaj: Koka e sistemit mbetet Edi Rama, ligji duhet të shkojë deri tek ai
Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Andi Mustafaj, komentoi në SYRI TV arrestimin e Ergys Agasit, duke e cilësuar si një zhvillim pozitiv, por që sipas tij duhet ndjekur me kujdes deri në zbardhjen e plotë të çështjes. Mustafaj akuzoi qeverinë se ka lejuar krijimin e një sistemi të lidhur me interesa kriminale dhe deklaroi se “koka e këtyre interesave është Edi Rama”. Ai u ndal edhe te fakti që Agasi u arrestua në shoqërinë e ish-funksionarit të Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku. Sipas Mustafajt, ky rast lidhet me denoncimet e vazhdueshme të PD-së për depërtimin e kriminalitetit në polici. Në vijim, ai foli për riorganizimin e PD-së pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, duke theksuar nevojën për forcimin e rolit të anëtarësisë. Mustafaj tha se...
Burimi:
syri.net