Vodhi shtëpinë e xhaxhait, kurthi që u përdor për zbulimin e nipit, Leonardo Sinani pas zhdukjes së 27 mln lekëve

Vodhi shtëpinë e xhaxhait, kurthi që u përdor për zbulimin e nipit, Leonardo Sinani pas zhdukjes së 27 mln lekëve

Nga Elton Qyno - Syri.net Identifikimi i Leonardo Sinanit, 26-vjeçarit që mesnatën e 14 Gushtit 2026, vodhi 27 milion lekë nga shtëpia e xhaxhait të tij, Durim Sinani, është mundësuar duke përdorur një kurth hetimor nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Që në fillimet e para, kur xhaxhai i tij ka bërë denoncimin në komisariatin Nr.6 në Tiranë, Sinani ka qënë i dyshuar, por grupi i hetimit nuk kishte prova, që ta akuzonte direkt atë për vjedhjen. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Sinani pasi ka vjedhur banesën e xhaxhait tij, është rikthyer sërish aty dhe ka gjetur policinë, xhaxhain dhe djalin e xhaxhait, të cilët siç ka deklaruar ai i ka gjetur në një gjendje të dëshpëruar. Më pas ai është larguar me një...