Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta
Flakët që kanë përfshirë një automjet në anë të rrugës në fshatin Tërbuq, janë përhapur me shpejtësi drejt fshtrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël. Zjarri është favorizuar nga erërat e forta ndërsa në vendngjarje është angazhuar i gjithë ekipi i zjarrfikësve Gjirokastër me qëllim parandalimin e përhapjes së rrezikut drejt zonave të banuara. Zjarri është përhapur nga automjeti drejt sipërfaqes me bar e shkurre për shkak të thatësirës së madhe në zonë.
Burimi:
javanews.al