Masa e sigurisë ndaj Ergys Agasit në GJKKO, ndërpritet për herë të dytë seanca

Masa e sigurisë ndaj Ergys Agasit në GJKKO, ndërpritet për herë të dytë seanca

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit Ergys Agasi është ndërprerë për herë të dytë, pas rreth tre orë diskutime. Mësohet se, seanca u pezullua ndërsa avokati mbrojtës Maks Haxhia po vijonte paraqitjen e argumenteve të tij ligjore. Zgjatja e fjalës së mbrojtjes u bë shkak për ndërprerjen e procesit, i cili pritet të vijojë në një moment të dytë gjatë ditës. Më herët, gjykata kishte miratuar një tjetër ndërprerje me kërkesë të mbrojtjes, pasi avokati Haxhia kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore dhe vendimin e caktimit të masës, me pretendimin se nuk i kishte pasur më parë në dispozicion. Ergys Agasi doli sot para togave të...