Vapa nuk ikën me Gushtin/ Temperaturat deri në 42°C, si parashikohet moti në ditët e para të shtatorit
Temperaturat e larta duket se do të na shoqërojnë edhe pas përfundimit të gushtit, duke bërë që ditët e para të shtatorit të kenë ende karakteristika tipike të verës. Sinoptikania Elida Maloçali bëri të ditur se fundjava pritet të karakterizohet kryesisht nga mot i qëndrueshëm dhe kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat veriore parashikohet prani e vranësirave, të cilat gjatë orëve të mesditës mund të sjellin reshje lokale me intensitet të ulët. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit, me shpejtësi rreth 7 metra në sekondë. Përgjatë bregdetit jugperëndimor ajo pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 15 metra në sekondë. Sa i përket temperaturave, vlerat do të mbeten të larta. Gjatë mëngjesit ato pritet të...
Burimi:
gijotina.com