U godit aksidentalisht nga pema teksa po priste dru në pyll, humb jetën një person

U godit aksidentalisht nga pema teksa po priste dru në pyll, humb jetën një person

  Një person ka ndërruar jetë pasi u godit aksidentalisht nga një pemë në fshatin Shosh në Shkodër. Policia bën me dije se shtetasi Tonin Zojza po priste dru kur është goditur nga pema dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Njoftimi Sot, në fshatin Shosh, në një zonë pyjore, dyshohet se shtetasi T. Z., teksa po priste/mblidhte dru, është goditur aksidentalisht nga një pemë dhe, si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes