Publikuan fotot e arrestimit të Ergys Agasit brenda ambienteve të policisë, pezullohen dy efektivë
Nxjerja në publik dhe media, të disa fotove të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut, teksa ata qëndronin të arrestuar në makinën e policisë dhe ambjentet e Policisë së Tiranës, ka çuar në pezullimin nga detyra të dy punonjësve të njësisë “Shqiponja” në Tiranë. Vendimi është marë ditën e sotme nga Komisioni Disiplinor pranë Policisë së Shtetit, të cilët prej dy ditësh kishin nisur një hetim administrativ për të identifikuar zytarët e policisë që fotografuan dhe nxorën në publik, dy personat e arrestuar, Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku. Hetimi administrative zbuloi dy punonjës të njësisë “Shqiponja” që kanë bërë fotot dhe më pas i kanë nxjerë ato tek individë të jashtëm, duke çuar në publikimin më pas në media. Nisur nga kjo situatë ndaj dy punonjësve...
Burimi:
gijotina.com