Kërcënoi me armë policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan (Emri)

Kërcënoi me armë policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan (Emri)

Një 41-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se ka kanosur me armë manovër 4 punonjës policie, të cilët ishin angazhuar në një operacion për kapjen e vëllait të tij, i shpallur në kërkim. Sipas Policisë, specialistët e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasin Behxhet Bylyku, 41 vjeç, banues në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku gjatë kontrolleve dhe veprimeve operacionale për lokalizimin dhe kapjen e vëllait të tij, i dyshuari dyshohet se ka kanosur katër efektivë të Forcës Operacionale me një send të ngjashëm me armë zjarri. Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu kanë sekuestruar sendin e dyshuar si armë manovër, i cili do t’i nënshtrohet procedurave...