“Të zbatohen rregullat pa asnjë tolerim”- Ministrja Ismaili reagon për ndarjen nga jeta të Ana Dyrmishit: Tragjedia duhet të na bëjë edhe më të përgjegjshëm
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka reaguar sot pas ndarjes nga jeta të Ana Dyrmishit, 25-vjeçarja e cila humbi jetën pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar duke e dërguar për kurim në Turqi. Në reagimin e saj në rrjetet sociale, ministrja shprehu dhimbjen e thellë për këtë humbje tragjike, duke theksuar se ngjarja duhet të shërbejë si një thirrje për rritjen e përgjegjshmërisë dhe respektimin rigoroz të standardeve të sigurisë. “Ana sot ndërroi jetë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ndihmës së specializuar dhe angazhimit maksimal për ta shpëtuar. Më dhemb që një ngjarje e tillë, sado aksidentale në origjinën e saj, përfundoi me humbjen e një jete. Por kjo tragjedi duhet të na bëjë edhe më të përgjegjshëm”, shkruan Ismaili. Ajo nënvizoi se...
Burimi:
javanews.al