PS ndryshon vendin e takimit të Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja ku do mbahet! Protestuesit bënë thirrje për grumbullim para selisë
Ndryshon agjenda e takimit të socialistëve, mbledhje e thirrur nga Kryeministri Edi Rama për ditën e sotme. Për arsye sigurie, takimi i kreut të qeverisë me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, nuk do të mbahet në selinë rozë. Kjo konfirmohet nga burime në PS. Siç raporton TCH, me shumë mundësi takimi i parashikuar në orën 17:30 do të mbahet në Pallatin e Brigadave. Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste. Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë. E njëjta strategji veprimi si në protestat e shkuara, në fund të korrikut, përpara Parlamentit.
Burimi:
javanews.al