Aleksander Vuçiç në zi për Mladiç!
Nga Sali Berisha/ Miq, një zëdhënës i OKB njoftoi këto ditë se Ratko Mladiç, kasapi i gjenocidit të Srebrenicës, vdiq në një spital të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB në Hagë. Ratko Mladiç është i dënuar për jetë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për masakrën e vitit 1995 në të cilën të paktën 8,000 djem dhe burra myslimanë u vranë në Srebrenicë, një “zonë të mbrojtur” nga OKB-ja në Bosnjë. Kjo masakër konsiderohet mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Mladiç udhëhoqi bombardimin me artileri për tre vite me rradhë të Sarajevës së rrethuar nga ushtria serbe duke vrarë kështu në kryeqytetin e Bosnjës së paku 10000 fëmijë, gra dhe burra të paarmatosur. Shpirti në ferr i kasapit...
Burimi:
syri.net