Vjehrri denoncon nusen e djalit për dhunë, policia nis hetimet
Një rast dhune në familje është raportuar në Pejë, ku një burrë ka denoncuar nusen e djalit të tij për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës psikologjike. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është denoncuar më 26 gusht, rreth orës 01:00. Ankuesi, shtetas kosovar, ka deklaruar se bashkëshortja e djalit, në mënyrë të përsëritur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Të dyja palët janë intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, janë lënë të lira. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv