Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital 26 vjeçari

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital 26 vjeçari

Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë në fshatin Kërvasar të Malishevës, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka. “Pacienti të cilit i referoheni nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e pasdites”, deklaroi Uka për Sinjalin. Bytyqi po trajtohej në gjendje të rëndë në QKUK, pasi dyshohet se kishte plagosur veten me armë zjarri pas vrasjes së bashkëshortes. Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 gusht, rreth orës 23:20, në fshatin Kërvasar të Malishevës. Policia e kishte gjetur çiftin të plagosur me armë zjarri në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre. Bashkëshortja e tij, 25-vjeçare dhe shtatzënë në javën e...