Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë
Tragjedi për një familje në Bulqizë, pasi vajza e tyre vetëm shtatë vjeçe u nda nga jeta kur rrjedha e lumit mori katër fëmijë dhe mbyti një prej tyre. Marisa D., 7 vjeçe u gjet e pajetë pak minuta më parë pas kërkimeve të ethshme për gjetjen e saj, raporton noa.al duke cituar burime në vendngjarje. Katër fëmijët bashkë me dajën e tyre kishin dalë dje pasdite buzë lumit për tu freskuar. Por ata i mori rrjedha e fuqishme e lumit Drin në Gjoricë të Bulqizës, pasi niveli i ujit u rrit papritur, dyshohet pas hapjes së portave të një hidrocentrali në Dibër të Madhe. Pas njoftimit të dhënë nga familjarët, shërbimet e Policisë ndërhynë në vendngjarje dhe, pas një operacioni kërkim-shpëtimi, mundën të shpëtonin...
Burimi:
javanews.al