“Cunami nga qielli”/ Si ndodhi katastrofa në Nepal, vala e ujit arriti deri në 200 metra

“Cunami nga qielli”/ Si ndodhi katastrofa në Nepal, vala e ujit arriti deri në 200 metra

Cunami nga qielli e kanë pagëzuar tragjedinë që kushtoi qindra jetë njerëzish në rajonin e Himalajeve në Nepal dhe Kinë, teksa bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet. Ekspertët po përpiqen të rindërtojnë me përpikmëri dinamikën e ngjarjes së rëndë që nisi me shkëputjen e një pjesë gjigande nga një akullnajë në anën veriore të malit Tsangbu Ri. Blloku i akullt, që besohet të ketë pasur një gjerësi prej rreth 600 metrash, ra nga gati 5,200 metra lartësi mbi nivelin e detit, duke gllabëruar çdo gjë në rrugën e tij drejt luginës poshtë. Teksa u përplas me shtratin e luginës, shpjegon Daily Mail, muri i ngrirë u shndërrua në një masë uji të akullt, që rridhte me shpejtësi të frikshme. Kjo masë mori me vete mbeturina...