Mbreti Harald i Norvegjisë ndërron jetë në moshën 89-vjeçare
Bota E Premte, 28 Gusht 2026 09:14 Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pas shtrimit në spital javën e kaluar për trajtimin e një gjendjeje të rrallë gjaku. Pallati mbretëror në Oslo njoftoi se ai ndërroi jetë paqësisht në orën 06:35 me orën lokale të premten, në spitalin kombëtar. Flamuri mbretëror në çatinë e pallatit është ulur në gjysmështizë. Para vdekjes, anëtarët e familjes mbretërore e vizituan mbretin, ndërsa turma njerëzish vendosën lule pranë pallatit. Mbreti Harald V, i pari i Norvegjisë i lindur në vend që nga shekulli i 14-të, do të mbahet mend si një figurë popullore dhe reformuese. Ai modernizoi monarkinë gjatë 35 viteve në fron dhe theu traditat duke u martuar me një qytetare të thjeshtë....
Burimi:
kohajone.com