STATISTIKAT – Bashkitë mbeten në “tako”, 42 prej tyre nuk kryejnë as gjysmën e detyrave…
Bashkitë e Qarkut të Kukësit kanë nivelin më të ulët të mbulimit të funksioneve në vend, ndërsa të dhënat tregojnë një hendek të thellë mes njësive vendore në aftësinë për të financuar dhe ushtruar përgjegjësitë që u ngarkon ligji.Në rang kombëtar, 42 nga 61 bashki nuk arrijnë të financojnë as gjysmën e funksioneve të matshme.Sipas të dhënave të Indeksit të Funksionalitetit të Bashkive (IFB), të përfshira në Raportin Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0 të mazhorancës, qarku i Kukësit regjistron nivelin mesatar më të ulët të mbulimit funksional, me vetëm 39,2%.Në të njëjtën pjesë të poshtme të renditjes janë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, me nga 39,9%, ndërsa Elbasani arrin në 46,2%.Në skajin tjetër, mbulimin më të lartë të funksioneve e ka qarku i Lezhës, me...
Burimi:
sarandanews.com