90 ditë protestë! Qytetarët shprehen se do ‘përshëndesin’ Ramën dhe ministrat me vezë para selisë socialiste

90 ditë protestë! Qytetarët shprehen se do ‘përshëndesin’ Ramën dhe ministrat me vezë para selisë socialiste

Sot shënohet dita e 90-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend. Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Ditën e sotme, pritet që protestuesit të mblidhen edhe para selisë së Partisë Socialiste në orën 17:30, ku është parashikuar të zhvillohet një mbledhje e ministrave dhe drejtuesve të qarqeve me kryeministrin Rama. “Të marrin vezë me vete dhe të shkojmë t’u bëjmë përshëndetjen e radhës, duke iu thënë: “Nuk na përfaqësoni, nuk na përfaqësoni, nuk na përfaqësoni”. Mos harroni, nesër te selia e PS-së”, tha aktivistja Arvina Lleshi në protestën e një dite më parë duke...