Zjarret në vend, “Mbrojtja”: Tre vatra ende aktive! Helikopterët në operacione në Tiranë, Bulqizë dhe Dibër
Ministria e Mbrojtjes ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri, prej të cilave 3 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 288 forca operacionale, 21 automjete zjarrfikëse, si dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët kanë kryer 3 operacione ajrore. Ndër vatrat aktive, në Malin e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës, ku janë angazhuar 20 forca zjarrfikëse dhe të Administratës së Zonave të Mbrojtura, si dhe një helikopter i FA-së. Edhe sot forcat operacionale vazhdojnë punën në terren. Në Vajkal të Bulqizës, flakët janë përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe dëllinja në terren shkëmbor;...
Burimi:
javanews.al