Pësoi djegie të rënda nga zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë në Turqi 25-vjeçarja

Pësoi djegie të rënda nga zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë në Turqi 25-vjeçarja

25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila pësoi djegie të rënda nga zjarri që ra disa ditë më parë në hotelin  “Brooklyn” në Vlorë, ka ndërruar jetë në Turqi. E reja u dërgua drejt Turqisë dy ditë pas zjarrit që përfshiu hotelin në Vlorë, ku pësoi djegie të rënda teksa qëndronte për pushime. Fillimisht Dyrmishi u dërgua në një spital në vendin tonë, por më pas u dërgua drejt shtetit turk, për një mjekim më të specializuar. Gjendja e saj ishte kritike dhe nuk ka arritur t’ju mbijetojë plagëve të marra nga zjarri.