Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

Piktori, studiuesi dhe një prej emrave të rëndësishëm të artit pamor shqiptar, Kujtim Buza është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të enjte, duke lënë në trishtim familjen, miqtë, të njohurit dhe gjithë dashamirësit e artit të tij. Kujtim Buza i përkiste një familjeje që është e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e artit tonë. Ai vinte nga një familje me tradita të forta patriotike nga Gjakova dhe ishte i biri i piktorit të madh Abdurrahim Buza, një prej themeluesve dhe mjeshtërve të pikturës moderne shqiptare. I rritur në një familje ku arti ishte pjesë e jetës së përditshme, Kujtim Buza e njohu pikturën që në fëmijëri. U rrit me të, e deshi, e studioi dhe më pas ia kushtoi gjithë jetën. “Nga studioja ku dikur...