Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Presidenti amerikan Donald Trump nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në “Ground Zero” më 11 shtator, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Kullave Binjake. Sipas “New York Post”, Trump planifikon ta përkujtojë këtë përvjetor në Pentagon, i cili ishte një nga objektivat e sulmeve të 11 shtatorit 2001. Sipas një burimi të informuar, presidenti nuk e ka në axhendë pjesëmarrjen në ceremoninë që zhvillohet çdo vit në Manhattan, në vendin ku dikur qëndronin kullat e World Trade Center. Megjithatë, deri më 14 gusht ishte parashikuar që Trump të merrte pjesë në ceremoninë e Ground Zero, ndërsa arsyeja e ndryshimit të planit nuk është bërë e qartë. Një nga arsyet e raportuara mund të jetë fakti se organizatorët e ceremonisë nuk lejojnë politikanët të...