Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilluan sot një takim me drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të Policisë Kufitare, me fokus forcimin e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritjen e besimit të publikut te Policia. Gjatë takimit, ministri vuri theksin te nevoja që çdo strukturë policore, në çdo nivel, të jetë e orientuar drejt qytetarit dhe të garantojë një shërbim profesional, etik, të shpejtë dhe në përputhje të plotë me ligjin. “Perceptimi dhe besimi i qytetarëve ndërtohen çdo ditë, mbi bazën e profesionalizmit, etikës dhe mënyrës se si Policia u përgjigjet ankesave, shqetësimeve dhe kërkesave të tyre për informacion”, u shpreh Lamallari. Ai nënvizoi se etika nuk...