Përplasje në orën 17:30, Rama mbledh PS-në ndërsa protestuesit dalin në rrugë
Këtë të premte, në orën 17:30, kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Sipas burimeve për Top Channel, ndryshe nga sa ishte raportuar më herët, takimi mund të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Në të njëjtën orë, protestues dhe aktivistë që kundërshtojnë qeverinë kanë paralajmëruar një tubim. Thirrja për protestën u bë në përfundim të protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku aktivistët u kanë kërkuar qytetarëve të rikthehen këtë të premte. Një prej aktivisteve u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 17:30, në kohën kur pritet të zhvillohet takimi i drejtuesve socialistë. “Nesër në orën 17:30 PS mblidhet te selia për mbledhje. Të shkojmë atje me vezë dhe të protestojmë e t’u tregojmë...
Burimi:
ntv.al