U dogj në flakët e hotelit “Brooklyn”, Ana ndërron jetë, i fejuari në gjendje të rëndë
Një lajm tragjik u mësua mbrëmjen e djeshme pasi u raportua se e reja Ana Dyrmishi, trupi i së cilës u dogj në flakët që përfshinë hotel “Brooklyn” më 16 gusht, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve duke mbyllur sytë përgjithmonë në lule të rinisë. Raportohet se mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Durrës trupi i pajetë i Anës, së cilës i jepet sot lamtumira e fundit. Siç kemi raportuar më parë, mes lotësh e dhimbjesh, familjarë, miq e të afërm përcjellin sot për në banesën e fundit Anën, ceremonia mortore e së cilës do të mbahet në orën 15:00, në Varrezat e Reja të Durrësit. Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në pah nga pushimet e Anës në Vlorë të cilat u përmbyllën...
Burimi:
ntv.al