Hije dyshimi mbi milionat publikë/ KLSH: Punime të paguara, por të pakryera

Hije dyshimi mbi milionat publikë/ KLSH: Punime të paguara, por të pakryera

Hije dyshimi mbi mënyrën se si janë shpenzuar milionat e qytetarëve. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar raste ku para publike janë likuiduar për punime që rezultojnë të pakryera, ndërsa dëmi ekonomik i konstatuar nga auditimet arrin në 84.3 milionë lekë. Pjesa dërrmuese e këtij dëmi lidhet pikërisht me prokurimet dhe kontratat publike. Sipas KLSH-së, rreth 81.4 milionë lekë, ose afro 97% e dëmit ekonomik, lidhen me prokurimet, kontratat dhe zbatimin e punimeve. Dhe këtu lind pyetja: KUSH FIRMOSI PËR PUNËT QË NUK U BËNË? Sepse një kompani nuk paguhet thjesht duke deklaruar se e ka realizuar punën. Punimet maten. Kontrollohen. Situacionet firmosen. Mbikëqyrësi i certifikon. Dhe më pas institucioni autorizon pagesën. Nëse auditimi konstaton punime të pakryera por të likuiduara, atëherë përgjegjësia duhet...