Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

Ana Dyrmishi nuk ia doli dot. Ndërroi jetë nga plagët fatale të zjarrit që ra në hotelin ku, së bashku me partnerin, ishte akomoduar fill pas ceremonisë së fejesës. Teksa hetimet do të humbasin nëpër sirtarë për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga zjarri, “Exclusive” sjell edhe njëherë investigimin rreth detyrave që duhen plotësuar që nga çasti kur hapet një gropë për ndërtim, deri kur aktorët institucionalë duhet të verifikojnë e kontrollojnë në vazhdimësi se sa garantohen nga subjekti kushtet e mbrojtjes dhe evakuimit në rast rënie zjarri. Dhe këtu nuk flitet vetëm për ndihmën e punën e forcave zjarrfikëse që mbërrijnë për të shuar flakët. Por edhe për kompetencat që në gjenezë. Përpara se të miratohet një investim, nëse ky shërbim vlerëson se ndërhyrja...