Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet
Një bombë artizanale u gjet sot në rrugën në lagjen nr.13 në Durrës. Objekti u konstatua nga banorët e zonës pranë disa automjeteve të parkuara. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe vendosën një perimetër sigurie. Nga ekspertimi në vendngjarje rezultoi se celulari nuk ishte i lidhur me objektin e dyshimtë dhe nuk ishte i ndezur. Xhenierët e kanë marrë objektin për ekspertizë dhe ende nuk ka një përgjigje për llojin e lëndës plasëse. Bomba artizanale është çaktivizuar nga specialistët xhenierë të RENEA-s ndërsa paraprakisht dyshohet se objekti ka rënë nga një automjet në lëvizje. “Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte...
Burimi:
javanews.al