Maliq/ Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht, nuk dihen shkaqet

Maliq/ Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht, nuk dihen shkaqet

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pyje dhe kullota në fshatin Plovisht, në Maliq. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, së bashku me forcat e sektorit, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Aktualisht situata raportohet të jetë vënë nën kontroll, ndërsa vijon puna për fikjen e plotë të zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas verifikimeve në terren.