Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Një 41-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se ka kanosur me një armë të dyshuar manovër katër punonjës të Forcës Operacionale. Ngjarja ndodhi në lagjen “Visarion Xhuvani”, gjatë kontrolleve për kapjen e vëllait të tij, i cili është shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, 41-vjeçari B. B.(Ç.) ka kanosur efektivët gjatë kryerjes së veprimeve operacionale. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi sendin e ngjashëm me armën e zjarrit, ndërsa kontrollet për kapjen e vëllait të tij vijojnë ende. Provat për 41-vjeçarin i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Njoftimi i Policisë: Kanosi me armë të dyshuar manovër, punonjësit e Policisë të angazhuar për kapjen e vëllait...