Qytetarët u alarmuan nga alarmi për bombë/ RENEA çaktivizon lëndën plasëse
Një objekt i dyshimtë i gjetur në rrugë ka alarmuar qytetarët në lagjen nr. 3 të Durrësit, pasi një aparat celular ishte lidhur me një sasi të vogël lënde plasëse. Pas mbërritjes në vendngjarje, Policia vendosi perimetrin e sigurisë, ndërsa specialistët xhenierë të RENEA-s ndërhynë për neutralizimin e objektit. Lënda plasëse u çaktivizua dhe, sipas Policisë, çdo rrezik për qytetarët u eliminua. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka vendosur objektin e dyshimtë. “Në vijim të njoftimit të dhënë më herët, për gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, në lagjen nr. 3, Durrës, ju bëjmë me dije se, pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet...
Burimi:
ntv.al