Katër u shpëtuan, por 7-vjeçarja nuk ia doli, gjendet trupi i saj në Drinin e Zi
Uji i rrëmbyeshëm i lumit Drini i Zi i mori jetën një 7-vjeçareje, e cila rezultonte e zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme, kur disa fëmijë dhe një i afërm i tyre mbetën të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Policia njofton se katër persona u shpëtuan nga shërbimet e Policisë dhe Emergjencës, ndërsa kërkimet për të miturën vijuan gjatë gjithë natës. Sot, rreth orës 09:45, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 7-vjeçares, e cila dyshohet se është mbytur në lumë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e dinamikës së saj. “Në vijim të kërkimeve të nisura mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se disa fëmijë dhe një i afërm i...
Burimi:
ntv.al