‘Këta vetëm vjedhin!’/ Berisha publikon denoncimin e 80-vjeçarit nga Delvina: Më kërkuan 2 hyrje për hipotekimin e godinës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar një denoncim të një qytetari nga Delvina, i cili pretendon se i janë kërkuar dy hyrje të një godine në këmbim të hipotekimit të saj. Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, qytetari shprehet se një hyrje i është kërkuar nga kryetari i Bashkisë dhe një tjetër nga drejtori i Hipotekës. “Më kërkojnë 2 hyrje për hipotekimin e godinës, 1 kryetari i Bashkisë, 1 drejtori i Hipotekës”, thuhet në denoncim. Rasti është bërë publik gjatë protestës së banorëve të Delvinës përpara Bashkisë Sarandë, ku një 80-vjeçar, përveç kundërshtimit për çështjen e linjës Delvinë–Sarandë, ka ngritur edhe pretendimet lidhur me procesin e hipotekimit të një godine. Në një video të publikuar...
Burimi:
syri.net