Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Policia Kombëtare e Spanjës ka shpëtuar një burrë në Barcelonë, i cili ishte rrëmbyer dhe mbajtur peng për dhjetë ditë si pasojë e humbjes së një dërgese prej më shumë se 500 kilogramësh kokainë, me vlerë tregu rreth 30 milionë euro. Pengu, i cili shfaqi shenja të rënda dhune dhe ishte rrahur vazhdimisht, u lirua gjatë një operacioni kur rrëmbyesi po e transportonte drejt një zone të largët malore, ndërsa gjatë ndërhyrjes autori u përpoq të sulmonte efektivët me armë zjarri para se të vihej në pranga. Sipas hetimeve të Seksionit të Rrëmbimeve dhe Zhvatjes (UDEV), ngjarja nisi kur një organizatë kriminale shqiptare ngarkoi transportin e drogës nga Spanja drejt Portugalisë. Udhëheqësi i bandës i kishte besuar dërgesën një shoferi ndërmjetës, i cili kishte përdorur...