I shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit, arrestohet në Durrës 28-vjeçari norvegjez

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit, arrestohet në Durrës 28-vjeçari norvegjez

Një shtetas norvegjez, është arrestuar në zonën e Plepave në Durrës. 28-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet nga Norvegjia për krime kundër personit dhe kundër qetësisë publike, dhe në Shqipëri për krime në fushën e narkotikëve. “Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse autoritetet gjyqësore norvegjeze, në muajin prill, 2026, kanë lëshuar urdhër arresti për të, për kanosje dhe për prishje të qetësisë publike. Ndërkaq, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, në muajin maj, 2026, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia. Sakaq, Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze, po vijon procedurën për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Norvegji.