Ndërroi jetë në qelitë e Hagës – Serbia planifikon nderime shtetërore për varrimin e ‘Kasapit të Bosnjës’, Ratko Mlladiç

Ndërroi jetë në qelitë e Hagës – Serbia planifikon nderime shtetërore për varrimin e ‘Kasapit të Bosnjës’, Ratko Mlladiç

Ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiç, ka deklaruar se ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës dhe krimineli i luftës, Ratko Mlladiç, do të përcillet me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore nga ana e shtetit serb. Mlladiç ndërroi jetë ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Hagës. Ministri Vujiç konfirmoi se autoritetet serbe po presin udhëzimet nga OKB-ja dhe gjykata ndërkombëtare për tërheqjen e trupit të tij. “Është e sigurt që Gjenerali Mlladiç do të marrë të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore që i takojnë, për sa i përket shtetit. Jemi gati të nisemi për në Hagë sapo të mësojmë se cilët janë hapat e mëtejshëm,” u shpreh Vujiç. I njohur nga mediat ndërkombëtare me nofkën “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiç u...