Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i Ri i Norvegjisë
Haakon VIII, 53 vjeç, është mbreti i ri i Norvegjisë pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Harald V. Ai ka qenë prej vitesh i përgatitur për të marrë fronin dhe në periudha të ndryshme ka zëvendësuar të atin si regjent, veçanërisht kur shëndeti i mbretit ishte përkeqësuar. Me ngjitjen e tij në fron, vajza e madhe, Ingrid Alexandra, bëhet Princeshë e Kurorës dhe trashëgimtare e fronit. Haakon është fëmija i dytë i Harald V dhe Mbretëreshës Sonja, por u bë trashëgimtar i fronit pas vdekjes së gjyshit të tij, Mbretit Olav V, në vitin 1991. Edhe pse kishte një motër më të madhe, Märtha Louise, në atë kohë rregullat e trashëgimisë favorizonin pasardhësit meshkuj. Kushtetuta norvegjeze u ndryshua në vitin 1990 për t’u...
Burimi:
vizionplus.tv