Rikthehen tensionet në Ceuta. Banorët vendas përplasen me emigrantët, djegin kampin

Rikthehen tensionet në Ceuta. Banorët vendas përplasen me emigrantët, djegin kampin

Bota E Premte, 28 Gusht 2026 12:15 Përplasje dhe tensione të forta në Ceuta, ku kriza e emigracionit ka përshkallëzuar situatën mes banorëve, emigrantëve dhe autoriteteve spanjolle. Në plazhe, protestuesit shkatërruan dhe u vunë flakën disa strukturave të një kampi të improvizuar, duke djegur çadra dhe sende personale të migrantëve. Protestuesit tentuan gjithashtu të bllokonin kamionët e Kryqit të Kuq që transportonin ushqime për emigrantët, duke formuar një zinxhir njerëzor në rrugë. Dita e protestave u parapri nga perplasje të tjera. Tensionet u përshkallëzuan pasi, sipas autoriteteve, një grup migrantësh hodhi gurë në drejtim të një automjeti ushtarak, duke plagosur katër ushtarë spanjollë. Incidenti shtoi pakënaqësinë mes disa shtresave të popullsisë dhe u pasua nga trazira në zonat ku ndodhen kampet e improvizuara. Pakënaqësia e...