Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur

Shuhet një prej emrave të rëndësishëm të artit pamor  shqiptar. Piktori dhe studiuesi Kujtim Buza. Buza u nda nga jeta mbrëmjen e të enjtes duke lënë në trishtim familjen, miqte, të njohurit dhe dashamirësit e artit të tij. Kujtim Buza i përkiste një familje  me tradita të forta patriotike nga Gjakove,  të  lidhur me artin ndër breza.  Piktori ishte i biri i Abdurrahim Buza, një prej themeluesve dhe mjeshtërve të pikturës moderne shqiptare. Ai e njohu pikturën që në fëmijëri, u rrit me të, studio dhe i kushtoi të gjithë jetën. Vepra të Kujtim Buzës ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe janë  pjesë e trashëgimisë  kulturore të vendit. Për kontributin e tij në artet pamore shqiptare, në vitin 1983 u vlerësua me...