Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali
Dy 17-vjeçarë kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në rrugën Marscianese, në zonën e Sant’Enea, pranë Peruxhias. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 00:15, ndërsa të rinjtë po udhëtonin me një Mercedes Class A, të drejtuar nga një 18-vjeçar. Në automjet ndodheshin edhe tre të rinj të tjerë, të moshave 17 dhe 18 vjeç. Sipas rindërtimit të ngjarjes, automjeti po përshkonte një kthesë në zonën e Sant’Enea kur, për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar, drejtuesi humbi kontrollin. Makina doli nga rruga dhe u përmbys disa herë, duke goditur fillimisht një tabelë rrugore dhe më pas murin e një banese. Dy viktimat ndodheshin në sediljet e pasme dhe, sipas informacioneve të para....
Burimi:
javanews.al