I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 28-vjeçar norvegjez i cili akuzohej në Norvegji për kanosje dhe për prishje të qetësisë publike. Ai u kap në zonën e “Plepave” në Durrës, ndërsa në Shqipëri ndaj tij është caktuar masa “Arrest në burg” për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ndërkohë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Norvegji. Njoftimi i Policisë Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Durrës, një tjetër fazë e operacionit të koduar “Fast”. I akuzuar në Norvegji, për krime kundër personit dhe kundër qetësisë publike, dhe në Shqipëri, për krime në fushën e narkotikëve, kapet te zona e quajtur “Plepat”, Durrës, shtetasi norvegjez. Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në...