Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Dy efektivë të forcave speciale “Shqiponja” janë pezulluar menjëherë nga detyra, pasi u bënë shkak për shpërndarjen në media të fotove të Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Ngjarja ka vënë në lëvizje Drejtorinë e Standardeve Profesionale, e cila ka nisur një hetim administrativ për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të ndëshkuar shkeljen e sigurisë dhe sekretit hetimor. Policia e Shtetit tha se ndaj dy efektivëve ka nisur hetim disiplinor për “shkelje të rëndë”, pas verifikimeve për nxjerrjen dhe publikimin e fotografive. Ergys Agasi, i cili u arrestua së bashku me ish-efektivin Uljan Shpataraku në zonën e Plepave në Durrës pas një operacioni të ndjekur nga SPAK, akuzohet për krijimin e një grupi të strukturuar...