Zhupa: Qeveria betonizon zonat e mbrojtura dhe faturon qytetarët, 5-fish rritja e tarifave!
Kryetarja e komisionit parlamentar për kulturën, turizmin dhe diasporën, Ina Zhupa, ka kundërshtuar rritjen e propozuar të tarifave për aksesin në zonat e mbrojtura, duke e cilësuar atë si një tjetër barrë për qytetarët dhe turistet, Zhupa thekson se tarifat në disa raste rriten 4-5 herë, ndërsa nuk ka një rritje të dukshme të shërbimeve, investimeve, mirëmbajtjes apo infrastrukturës për vizitorët. Ajo ngre gjithashtu shqetësimin për komunitetet lokale, të cilat, sipas saj, nuk duhet të trajtohen si turistë në territorin ku jetojnë dhe duhet të kenë akses falas ose të privilegjuar në këto zona. “Kjo nuk është politikë mjedisore! Është taksim i natyrës dhe kthim i zonave të mbrojtura në burim të ardhurash për qeverinë dhe në ‘zona të ndaluara’ për qytetarët”, shprehet Zhupa. Reagimi...
Burimi:
syri.net