Skandali i Aeroportit të Vlorës/ Media ndërkombëtare: Shqipëria përballet me dy padi në arbitrazh

Skandali i Aeroportit të Vlorës/ Media ndërkombëtare: Shqipëria përballet me dy padi në arbitrazh

Shqipëria përballet me kërcënimin e dy proceseve të veçanta të arbitrazhit ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës, ndërsa konflikti për koncesionin dhe vonesat në përfundimin e projektit po hyn në një fazë të re ligjore. Një nga projektet më të shumëpërfolura të infrastrukturës shqiptare po përballet me një krizë të dyfishtë juridike. Sipas revistës ‘Global Arbitration Review’, Shqipëria rrezikon të përballet me dy pretendime të ndara arbitrazhi që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Në njërin front është MABCO Constructions, kompania zvicerane e lidhur me biznesmenin dhe ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli. Kompania ka paralajmëruar nisjen e një procedure investimi kundër Shqipërisë në kuadër të ICSID, mekanizmi ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve. Në frontin tjetër qëndron vetë kompania koncesionare e aeroportit, e cila, sipas...