Vrau gruan një ditë para se ajo të paraqiste kërkesë për divorc, shqiptari: ‘Isha i hutuar’ –  Çfarë tregoi ekspertiza…

Vrau gruan një ditë para se ajo të paraqiste kërkesë për divorc, shqiptari: ‘Isha i hutuar’ – Çfarë tregoi ekspertiza…

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka tronditur zonën e Rodopes në Greqi. Një 53-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë me thikë gruan e tij 44-vjeçare, nga e cila ishte ndarë, dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës. Ngjarja ndodhi të mërkurën, më 26 gusht, në Dialampi, në ditëlindjen e vajzës së mitur të çiftit. 44-vjeçarja, e cila punonte në sektorin e turizmit në Thasos, ishte kthyer në Rodopi për të kaluar ditëlindjen pranë fëmijëve të saj. Sipas të dhënave të deritanishme, 53-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar gruan me një thikë kuzhine rreth 20 centimetra të gjatë, duke i shkaktuar një plagë fatale në qafë. Më pas, ai ka goditur veten me thikë në bark dhe ka konsumuar pesticid, në...