Alarm për bombë në Durrës! Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

Alarm për bombë në Durrës! Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

Një alarm për bombë ka vënë në latësi autoritetet në Durrës, pasi në një pallat në lagjen nr. 4 dyshohet se ndodhet e vendosur një lëndë shpërthyese e komanduar me telekomandë. Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke ngritur një perimetër të rreptë sigurie për të mbrojtur banorët dhe kalimtarët, si dhe kanë nisur evakuimin e zonës. Autoritetet po kryejnë verifikimet e nevojshme në terren për të kontrolluar ambientet dhe për të siguruar zonën, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për të zbardhur më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.