Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri

Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri

Një hetim i zhvilluar gjatë muajit gusht nga efektivët e Komisariatit nr. 6 dhe Prokuroria e Tiranës ka zbardhur një grabitje të ndodhur në banesën e një kasapi në kryeqytet. Në qendër të hetimit është 26-vjeçari Leonardo Sinani, nipi i të dëmtuarit, i cili dyshohet se ka organizuar dhe koordinuar grabitjen. Sipas hetimeve, në banesë janë marrë rreth 27 milionë lekë të vjetra, ndërsa autorët kanë vjedhur edhe bizhuteri floriri, përfshirë ora, byzylykë dhe varëse, me vlerë rreth 5 milionë lekë. Për këtë ngjarje, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Leonardo Sinanin, Mark Hilën dhe Kleand Tomën. Ndërkohë, Antonio Budini, nga Lezha, është shpallur në kërkim. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 14 gushtit 2026. Durim Sinani ndodhej...