Tragjedi në lumin Drin! Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë

Tragjedi në lumin Drin! Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë

Është gjetur trupi i pajetë i vajzës rreth 7 vjeç, e cila u mor nga rrjedha e lumit Drin teksa po lahej së bashku me katër familjarë të saj në zonën e Gjoricës, në Bulqizë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, kur pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, kishin hyrë për t’u larë në lumë. Mes tyre ndodheshin xhaxhai, dy nipërit dhe dy mbesat. Sipas të dhënave paraprake, gjatë kohës që familjarët ndodheshin në ujë, niveli i lumit Drin dyshohet se është rritur pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Rritja e nivelit të ujit ka fuqizuar rrjedhën, duke marrë me vete pesë familjarët. Familjarët e tyre kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Shërbimet e Policisë kanë...