Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen dhe evakuohen banorët
Një alarm për bombë është raportuar në një pallat në lagjen nr. 4 të Durrësit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë, ndërsa po ndërtohet një perimetër sigurie për të garantuar mbrojtjen e banorëve dhe kalimtarëve. Sipas burimeve paraprake nga policia, dyshohet se në pallat ndodhet një bombë e komanduar me telekomandë. Autoritetet po kryejnë verifikimet në terren dhe kanë marrë masat përkatëse të sigurisë. Situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar për rrethanat e ngjarjes.
Burimi:
gijotina.com