Rrjedha e lumit Drin merr me vete 5 të afërm, zhduket 7-vjeçarja. Dyshohet se është mbytur
Shtimi i menjëhershëm i Lumit Drin nga hapja e portave të Liqenit të Spiles në Dibër të Madhe ka rrezikuar mbytjen e 5 personave të një familje. Pasditën e djeshme rreth orës 18:00 një familje, një i rritur dhe 4 fëmijë është rrëmbyer nga ujërat e lumit Drin si pasojë e shtimit të menjëhershëm të ujit. Pas ndërhyrjes së banorëve dhe personave të tjerë që kanë qenë duke u larë në zonë, kanë mundur të nxjerin 3 nga fëmijët dhe një të rritur, të cilët kishin mundur të mbaheshin nëpër drurë dhe shkurre. Kërkimet për vajzën 7-vjeçare kanë vijuar gjithë natën dhe sot në mëngjes por ende pa sukses për gjetjen e saj, e cila dyshohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Drin. Ky...
Burimi:
javanews.al